Aktualitet

“Mos ma ngri zërin mua”/ Voltana Ademi përplaset me prefekten e Shkodrës: Ne nuk na kërcënon askush!

28 Janar 2021, 16:24 Nga DOSJA
“Mos ma ngri zërin mua”/ Voltana Ademi përplaset me

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ishte sot në zonat e përmbytura nga reshjet e dendura të shiut.
Teksa pa nga afër zonat e përmbytura, Ademi pati përplasje me Prefekten e Shkodrës Majlinda Angoni, për shkak të punimeve që po kryen pas çarjes së argjinaturës së lumit Buna. Debati është shoqëruar me tone të ashpra ku Ademi ka thënë se punonjësit e bashkisë janë kërcënuar nga drejtorë se do të burgosen.

Për më shumë ndiqni videon:

Pjesë nga debati:
Angoni: Ju i thoni mos të lëvizinin, mos të vijnë makinat…
Ademi: Janë makinat e Bashkisë Shkodër. Le ti sjellin makinat.Aty janë makinat.
Ademi: Atëherë le të vazhdojmë. Se hala s’i kena pa…
Angoni: Duhet me vazhdu, në orën 07:20 na keni lajmëru. Makinat i keni pas.
Ademi: A vazhdojmë punën pra?
Angoni: Vazhdojmë, mos me e çu zanin.
Ademi: Nuk na kërcënon askush. I thotë drejtori burrit të huaj unë të fus në burg.
Angoni: Nuk është punë burgjesh Voltana.
Ademi: Mos me e çu zanin, se nuk e çova zanin unë.
Angoni: Nuk jam t’u e çu zanin. Jam duke thënë të bëjmë punën, mos me shikue drejtime dhe me ec.
Ademi: Atë po them. A jemi duke punu?
-Nuk po ua përmend kush…
Ademi: Atë po them edhe unë. A do me e çu zanin? E çoj unë…

Voltana Ademi pati përplasje edhe me ministrine Mbrojtjes Niko Peleshi  sot në Shkodër. Ademi iu drejtua ministrit  duke i thënë se nuk i kanë ardhur në ndihmë banorëve. Peleshi iu përgjigj duke i thënë se banorët do të marrin ndihmat që kërkojnë e se është dënimi i tyre që të bashkëpunojnë së bashku për ti dhënë zgjidhjeve problemeve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet majlinda agoni voltana ademi majlinda agoni voltana ademi

Sondazh

Poll