Aktualitet

Varianti britanik shumë pranë Shqipërisë/ Mjeku infeksionist: Infektimi mund të shmanget nëse respektohen masat

28 Janar 2021, 14:31 Nga DOSJA
Varianti britanik shumë pranë Shqipërisë/ Mjeku

TIRANË– Mjeku infeksionist Arben Pilaca është shprehur se nëse mbahet nën kontroll pandemia e COVID-19, mund të shmangen variantet e reja duke respektuar masat.

Në një lidhje direkte për ‘Euronews’, mjeku tha se për situatën që po përballet Shqipëria duhet të ketë më tepër rëndësi vijimi i përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e COVID-19 se sa gjurmimi i varianteve të reja.

Sa më e madhe përhapja e virusit, aq më e madhe mundësia që ai të krijojë mutacione, ne parandalimin e përhapjes e kemi në dorë dhe këtu duhet t’i përqendrojmë forcat tona, sepse pastaj ndryshimet e virusit janë të pritshme, shkallët e ndryshimit jo, por ato janë një sprovë që po e kalon shkenca botërore,” – vijoi mjeku Pilaca teksa e konsideroi jo problematike çështjen e kapaciteteve laboratorike në Shqipëri për të pikasur variantet e reja.

Ditën e djeshme u konfirmua rasti i parë me mutacionin e ri të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:45

KAVAJË– Dosja.al ka siguruar fotot e biznesmenes italiane Karlota që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema. Dyshja mësohet se janë të mar...