Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ SPAK mbyll hetimet, dërgon dosjen në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn

28 Janar 2021, 13:51 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ SPAK mbyll hetimet, dërgon dosjen në

TIRANË–Kanë përfunduar hetimet lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ngjarje ku ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa ndërroi jetë shoferi i tij Andi Maloku.

Pas hetimeve të kryera nga SPAK ka ngritur akuzën e“Vrasjes së funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë dhe , “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, për Redjan Rrajën dhe Arjol Halilaj.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.184 të vitit 2019. Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një numër shumë i madh veprimesh hetimore dhe në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Redjan Asllan Rraja, akuzuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a – 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.

Ariol Mustafa Halilaj, akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a – 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 134, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 01.11.2019, rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, disa persona me një automjet benz, ngjyrë gri, që mbante të vendosur targën AA342LM kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targe AA333ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ku për pasojë këta shtetas kanë marrë plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë me nr.184/1, me qëllim zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Si ndodhi atentati?

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi i hetuesit Andi Maloku.

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja redjan rraja arjan ndoja redjan rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:45

KAVAJË– Dosja.al ka siguruar fotot e biznesmenes italiane Karlota që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema. Dyshja mësohet se janë të mar...