Aktualitet

U konfirmua në detyrë nga KPK, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomondon ankimimin e gjyqtares Rilinda Selimi në KPK

28 Janar 2021, 15:27 Nga DOSJA
U konfirmua në detyrë nga KPK, Operacioni Ndërkombëtar i

TIRANË – Komisioni  Pavarur i Kualifikimit vendosi më datë 14 Dhjetor të vitit të shkuar konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Rilinda Selimi. Ky vendimi iu paraqit Komisionerëve Publikë ditën e sotme.

Ndwrkohw, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nga ana tjetwr u ka kërkuar Komisionerëve publikë ankimimin në KPK të vendimit, pasi sipas tyre duhet të bëhet rivlerësimii gjyqtares për të treja kriteret.

Njoftimi i plotë:

Në datën 14.12.2020, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Rilinda Selimi, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Vendimi nr. 325, datë 14.12.2020, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 28.1.2021. Po sot, më datë 28.1.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/ Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk kpk

Sondazh

Poll