Aktualitet

I dënuar me 25 vite burg për vrasje, kush është Myslim Lika që iu bë sot atentat në Mamurras, qëlloi me breshëri kallas

28 Janar 2021, 14:09 Nga DOSJA
I dënuar me 25 vite burg për vrasje, kush është Myslim Lika

MAMURRAS– Myslim Lika, 60-vjeçari të cilit iu bë atentat mesditën e sotme, nuk është një person i panjohur në botën e krimit. Dosja.al ka mësuar se Lika ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill, Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe admnistratorin Italian Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku ka mbetur i vdekur në vend ndërsa Bortolusi është plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Udines.

Vetë Myslim Lika punonte bashkë me të shoqen e djalin në këtë fabrikë dhe vrasja erdhi si pasojë e një konflikti mes pronarëve të fabrikës dhe pronarëve të truallit ku ndodhej ajo. Gjithsesi për këtë krim, Lika u dënua me 25 vite burg, por në rrethana të paqarta, është liruar më herët.

Sot, teksa kthehej nga varrimi i të motrës, Lika ra pre e një atentati dhe mori tre plumba. 60-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

Lika është babai i Ilir Xhepajt (Lika), killerit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit të kaluar. Paraprakisht dyshohet se atentati i sotëm vjen si hakmarrje e vrasjes së dy biznesmenëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat babait te ilir xhepajt ilir xhepaj myslim lika atentat babait te ilir xhepajt ilir xhepaj myslim lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:45

KAVAJË– Dosja.al ka siguruar fotot e biznesmenes italiane Karlota që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema. Dyshja mësohet se janë të mar...