Aktualitet

BILANCI/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 887 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19

28 Janar 2021, 15:53 Nga DOSJA
BILANCI/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 887 raste

TIRANË– 11 të vdekur dhe 887 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 11 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1350. Ndërsa, nga 3891 që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 887 qytetarë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, 14 raste në Mallakastër dhe Gramsh, 13 raste në Kukës, 12 raste në Gjirokastër, Sarandë, 11 raste në Kuçovë, 10 raste në Librazhd, 8 raste në Pogradec, 7 raste në Mirditë, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak, 6 raste në Mat, Divjakë, Dibër, Skrapar, 5 raste në Patos, 4 raste në Korçë, Has, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Vorë, 3 raste në Rrogozhinë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Tepelenë, Belsh, Prrenjas, Bulqizë, Himarë, Klos, 1 rast në Devoll, Selenicë, Rroskovec, Cërrik, Këlcyrë, Libohovë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (28 Janar 2021)

Raste të reja ditore 887

Të shëruar në 24 orë 523

Të shtruar në spitale 292

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 3891

Testime totale 347,724

Raste pozitive 75,454

Raste të shëruara 45,906

Raste Aktive 28,198

Humbje jete 1350

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16336

Fier 2154

Durrës 1547

Shkodër 1380

Elbasan 1263

Vlorë 1204

Lezhë 1029

Korçë 912

Berat 917

Gjirokastër 567

Dibër 442

Kukës 447

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi në shqipëri ministria e shendetesise koornavirusi në shqipëri ministria e shendetesise

Sondazh

Poll