Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, FNSH i vjen në ndihmë banorëve në Dajç dhe Bërdicë për normalizimin e situatës

28 Janar 2021, 14:41 Nga DOSJA
Përmbytjet në Shkodër, FNSH i vjen në ndihmë

SHKODËR – Mëngjesin e sotëm, grupi i emergjencave të FNSH Shkodër që është specializuar për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe për vendosjen e barrierave mbrojtëse nga përmbytjet, së bashku me kolegët e tjerë të repartit të FNSH-së, të emergjencave civile dhe ata të ushtrisë, kanë kryer me sukses operacionin për parandalimin e përmbytjes së zonës së Dajçit dhe të Bërdicës.

Si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumi Buna, për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, është çarë argjinatura mbrojtëse në fshatin Shirq duke rrezikuar përmbytje masive për banorët e kësaj zone.

Efektivët e FNSH-së kanë punuar për disa orë në ujë, në temperaturë nën zero gradë, duke bërë të mundur bllokimin e çarjes së argjinaturës dhe parandalimin e përmbytjes së zonës përreth.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fnsh permbytje ne shkoder fnsh permbytje ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:45

KAVAJË– Dosja.al ka siguruar fotot e biznesmenes italiane Karlota që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema. Dyshja mësohet se janë të mar...