FOTOT/ Nis zbatimi i projektit të spitalit rajonal të Fierit
28 Janar 2021, 14:21Nga DOSJA
FIER– Kompania turke YDA ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, nga kjo kompani ka siguruar fotot e projektit të këtij spitali, dhuratë e qeverisë turke për Shqipërinë. Projekti parashikon shtrirjen e spitalit në një hapësirë prej 50000 m2. Inxhinierët turq thonë se hapësira e dedikuar godinës të spitalit do të jetë 130.000 m2.
Siç edhe shihet nga këto foto ndërtesa në projekt do të jetë 1 dhe dy kate. Spitali rajonal i Fierit sipas projektit do të quhet Memorial dhe do të ketë 150 shtretër. Afati i ndërtimit nga kompania YDA do të jetë tre muaj.
Fillimisht ky spital rajonal do të menaxhohet nga një ekip mjekësh turq të cilët do të instruktojnë mjekët shqiptarë për të vijuar menaxhimin sipas standardeve më fundit që zbarohen në Turqi.
Javën e shkuar nisi puna për furnizimin e kantierit me energji elektrike dhe ujë.
Një javë më pas kjo është pamja që ka marrë toka e dedikuar për ndërtimin e këtij spitali në Daullas pak kilometra në dalje të Fierit.
Krahas inxhinierëve zbatues që kanë ardhur nga Turqia, ky projekt ka ngjallur edhe interesin e banorëve lokal të Fierit që e konsiderojnë si një mundësi të mirë punësimi.
Drejtoria e shpronësimeve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në një kohë rekord përmbylli të gjithë procesin e shpronësimit të pronareve të tokës ku po ndërtohet ky spital.
MARRE NGA TOP CHANNEL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAMURRAS– Myslim Lika, 60-vjeçari të cilit iu bë atentat mesditën e sotme, nuk është një person i panjohur në botën e krimit. Dosja.al ka mësuar se Lika ...
TIRANË–Kanë përfunduar hetimet lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ngjarje ku ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa ndërroi jetë sh...
MAMURRAS– Dosja.al ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur në Mamurras mesditën e sotme. Mësohet Myslim Lika, 60 vjeç, po kthehej nga varrimi, pasi kis...
PUKË– Ekspertët italianë të cilët kanë mbërritur në Pukë për të hetuar zhdukjen e Davide Pecorellit, kanë hasur në debate me kolegët shqiptarë. Ekspertët k...
Aktualitet28 Janar 2021, 11:45
KAVAJË– Dosja.al ka siguruar fotot e biznesmenes italiane Karlota që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema. Dyshja mësohet se janë të mar...
TIRANË–Prokurori i Anti-mafias italiane, Nicola Gratteri në një dëgjesë publike në Komisionin Anti-mafia të Parlamentit italian, ka deklaruar se duhet kura...