Aktualitet

Atentati në Mamurras, ‘BLINDOHET’ Kurbini, efektivët dhe FNSH-ja ‘krehin zonën’, ngrenë pika kontrolli

28 Janar 2021, 13:36 Nga DOSJA
Atentati në Mamurras, ‘BLINDOHET’ Kurbini, efektivët dhe

MAMURRAS– Policia e Lezhës ka publikuar njoftimin zyrtar për atentatin në Mamurras. Në njoftim thueht se pas plagosjes së 60-vjeçarit Myslim Lika, efektivët e komisariatit Kurbin dhe FNSH-ja po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli e është ‘blinduar’ i gjithë Kurbini, pasi uniformat blu janë vënë në lërkim të autorëve të atentatit.

“Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm, Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve,”- shkruhet në njoftim.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. 60-vjeçari, Myslim Lika, babai i Ilir Xhepajt, killerit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit të kaluar u qëlluar me armë zjarri. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat babait te ilir xhepajt myslim lika atentat babait te ilir xhepajt myslim lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:45

KAVAJË– Dosja.al ka siguruar fotot e biznesmenes italiane Karlota që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema. Dyshja mësohet se janë të mar...