Aktualitet

Atentat në Mamurras, plagoset me armë zjarri babai i Ilir Xhepajt, Myslim Lika merr tre plumba teksa kthehej nga varrimi i të

28 Janar 2021, 13:09 Nga DOSJA
Atentat në Mamurras, plagoset me armë zjarri babai i Ilir Xhepajt,

MAMURRAS– Myslim Lika, 60 vjeç, një person me precedentë penalë dhe babai i të arrestuait për atentin e dyfishtë në Laç ku mbetën të vdekur biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, Ilir Lika (Xhepaj) ka rënë pre e një atentati me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mamurras, mesditën e sotme, teksa 60-vjeçari kthehej nga varrimi pasi përcolli të motrën për në banesën e fundit, e cila vrau veten dy ditë më parë me armë zjarri. Pikërisht kthimi nga banesa e fundit e të motrës është prerë në mes nga atentatorët të cilët qëlluan me tre plumba Myslim Likën. Dy prej tyre e kapën në krah dhe një në zemër, duke bërë që 60-vjeçari të plagoset rëndë.


Lika është dërguar në spitalin e Traumës ku po kurohet dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia e Kurbinit dhe FNSH-ja kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë rrethuar të gjithë zonën, për të identifikuar dhe kapur autorin.

Ky atentat mendohet ta ketë zanafillën nga një plagosje e kryer nga i biri Ilir Lika (Xhepaj), pasi ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri një vit më parë drejt Zef Markut. Gjithsesi pritet që të merret edhe dëshmia e vetë 60-vjeçarit për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Dile Lika, në një intervistë që ka dhënë për Ballkanëeb ka thënë se Myslimi u qëllua me armë zjarri teksa po kthehej nga varrimi i së motrës. Ajo ka thënë se personat që e qëlluan ndodheshin brenda një makine të zezë Volsëagen, sakaq ka shtuar se personat që ishin me bashkëshortin i kanë parë atentatorët. 

Nga ana tjetër, edhe vetë Myslym Lika është një person me precedentë penalë. Ai sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar me 25 vite për vrasjen e bashkëpronarit të një kompanie në Laç, Gëzim Çeliku dhe plagosjen e bashkëpronarit tjetër, italiani Luciano Bortolusi, ngjarje e ndodhur në vitin 2000.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat babait te ilir xhepajt ilir xhepaj myslym lika atentat babait te ilir xhepajt ilir xhepaj myslym lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:45

KAVAJË– Dosja.al ka siguruar fotot e biznesmenes italiane Karlota që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema. Dyshja mësohet se janë të mar...

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:02

KAVAJË– Janë publikuar pamjet brenda dhomës së hotelit ku ndodhi plagosja e biznesmenes italiane në Vilë Bashtovë. Pamjet e publikuara nga Balkanëeb ...