Aktualitet

Hetimet për zhdukjen e Davide Pecorellit/ Ekspertët italianë DEBATOJNË me ato shqiptarë, kërkuan me këmbëngulje eksperti

28 Janar 2021, 11:53 Nga DOSJA
Hetimet për zhdukjen e Davide Pecorellit/ Ekspertët italianë

PUKË– Ekspertët italianë të cilët kanë mbërritur në Pukë për të hetuar zhdukjen e Davide Pecorellit, kanë hasur në debate me kolegët shqiptarë. Ekspertët kërkuan me këmbëngulje analizën e mbetjeve mortore, ndërsa shprehen të çuditur sesi nuk ka pasur njolla gjaku jashtë mjetit.

Si ka mundësi që brenda makinës nuk ka shenja? Si ka mundësi që nuk u gjetën njolla gjaku?”, janë pyetjet që kanë ngritur hetuesit italianë që do të hetojnë për Pecorellin.

Burime bëjnë me dije se ka patur debate mes ekspertëve italianë e shqiptarë, ndërsa takimi mes tyre ka zgjatur mbi dy orë.

Ekspertët italianë mbërritën ditën e djeshme në Pukë për të parë më nga afër mënyrën se si po ecin hetimet nga ana e hetuesve shqiptarë. Më herët kanë qënë mediat italiane ato që kanë tërhequr vëmendjen në lidhje me ecurinë e hetimeve, duke i cilësuar si të ngadalëta.

Biznesmeni Davide Pacorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 21 ditësh në Shqipëri kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike. Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.

Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike.Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marë me qëra në zonën e Rinasit. Ndërkohë asnjë pistë tjetër si ajo e grabitjes me pasojë vrasjen, nuk është përjashtuar nga grupi i hetimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zhduket davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:45

KAVAJË– Dosja.al ka siguruar fotot e biznesmenes italiane Karlota që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema. Dyshja mësohet se janë të mar...

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:02

KAVAJË– Janë publikuar pamjet brenda dhomës së hotelit ku ndodhi plagosja e biznesmenes italiane në Vilë Bashtovë. Pamjet e publikuara nga Balkanëeb ...