Politike

“Ndrangheta, limonatë para këtyre”, Murrizi: Ta dijë mafia sa 99-sha janë këta, do e bënte selinë këtu, jo në Itali

28 Janar 2021, 11:09 Nga DOSJA
“Ndrangheta, limonatë para këtyre”, Murrizi: Ta dijë

TIRANE- Deputeti Myslym Murrizi denoncoi në kuvend se deputetët e Kuvendit dhe qeveritarët janë më keq se Ndrangheta. Në fjalën e tij në Kuvend, Murrizi tha se ta dinte Ndrangheta se sa të zgjuar janë qeveritarët, do e bënin selinë këtu dhe jo në Itali.


“OFL u nis me tam tame të mëdhaja, sot nuk shoh të ketë nxjerrë ndonjëgjë të re. Një vrimë në ujë, kur nëndrejtori i OFL shkarkohet se dekonspiron operacionet e OFL, kur ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës  del në përgjimet e Ndrangheta, që për mua Ndrangheta, Gomorrah, Koza Nostra apo çdo lloj grupimi tjetër do të dukeshin limonatë para “Ndrangheta-xhinjve”të 30 viteve të kësaj sallë. Para kamuflimit sikur luftojnë njëri tjetrin, por që në mënyrë të heshtur janë në marrëveshje.

Prej 20 vitesh ndajnë 28 mld euro të shqiptareve mes njëri tjetrit. Po ti dijë Ndrangheta sesa 99-tsha janë këta anëtarë part time të Ndrangheta do ti kishte zili dhe të jeni të sigurt që do të vinin ta bënin selinë këtu jo atje”, tha ndër të tjera Murrizi.

Lajmi kryesor: Kuvendi/ Hajdari: 4 banda bëjnë ligjin në Elbasan! Murrizi: Ta dijë Ndrangheta kush janë “këta”, vjen me seli këtu në Shqipëri (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslym murrizi seanca plenare 28 janar 2021 myslym murrizi seanca plenare 28 janar 2021

Sondazh

Poll