Sport

Nisin hetimet për Ronaldon dhe Georginën, shkelën rregullat anti-Covid, çifti kaloi natën jashtë rajonit të Piemontes

28 Janar 2021, 11:06 Nga DOSJA
Nisin hetimet për Ronaldon dhe Georginën, shkelën rregullat

ITALI-Cristiano Ronaldo nuk u grumbullua nga Andrea Pirlo për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spal. Futbollisti portugez shfrytëzoi rastin për të kaluar një natë larg nga shtëpia me partneren Georgina Rodriguez për të festuar ditëlindjen 27-të të saj.

Një story në Instagram, e hequr më vonë, tradhtoi të dy që festuan në një hotel në Courmayeur (zyrtarisht i mbyllur) duke shkelur rregullat anti-Covid:Piemonte dhe Valle d’Aosta janë në zonën portokalli dhe për këtë arsye lëvizjet jashtë rajonit nuk  lejohen përveç nëse për punë ose shtëpi. Karabinierët po kryejnë hetime.

Përveç qëndrimit në hotel, siç raportohet nga La Stampa, çifti bëri një udhëtim me motor dëbore në zonën Val Vény. CR7 dhe Georgina nuk kanë marrë ende gjobë, por ka të ngjarë që gjoba prej 400 euro të mbërrijë ditët e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport georgina rodriguez ronaldo georgina rodriguez ronaldo

Sondazh

Poll