Sport

Boksieri shqiptar kampion bote, në pritje të titullit të radhës

27 Janar 2021, 19:12 Nga DOSJA
Boksieri shqiptar kampion bote, në pritje të titullit të

GJERMANI – Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, kampioni i dyfishtë i botës WBC dhe WBO është konsideruar një ndër 15 boksierët më të mirë në botë për peshën Cruiser. 23-vjeçari nga Lezha, tani kërkon që të lërë gjurmën e parë të suksesit edhe për vitin 2021.

Emri i tij është në grupin e boksierëve që do të klasifikohen në bazë të votave nga publiku për të qënë më i miri në sportin e konsideruar si më të fortët. Jurgen Uldedaj është një ndër sportistët shqiptarë që ka arritur rezultate të larta, pasi deri më tani ka njohur 13 fitore dhe asnjë rezultat tjetër duke e bërë të pathyeshëm në ring.

Faqja më e madhe gjermane e boksit “Boxen1.com” ka shpallur garën mes datave 22-31 janar 2021 për çmimin “Boxen 1 Fan Award”, ku mund të votohet për boksierin apo boksieren më të mirë të vitit 2020, nga tifozët.

B. T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll