Sport

Nuk ka paqe në “shtëpinë” e Milanit: Kjaer dhe Diaz do të mungojnë ndaj Bolonjës

27 Janar 2021, 18:04 Nga DOSJA
Nuk ka paqe në “shtëpinë” e Milanit: Kjaer dhe Diaz

ITALI – Lajme të këqija nga Milani, i cili përveç eliminimit, del nga derbi me dy lojtarë të tjerë të dëmtuar: ata janë Simon Kjaer dhe Brahim Diaz.

Mbrojtësi qendror, i cili duhej të linte fushën gjatë pjesës së parë kundër Interit, ka dëmtuar muskuj të kofshës së majtë, çka do të rivlerësohet me një rezonancë të mëtejshme brenda një jave. Për ndeshjen ndaj Bolonjës do të ketë një votim Kalulu-Tomori për të mbështur Romanjolin.

Nga ana tjetër, edhe mesfushori sulmues ka një problem në kofshën e majtë, i cili tashmë ka filluar trajtimin e duhur dhe do të monitorohet sipas evolucionit klinik. Spanjolli me gjasa është në shumë rrezik për ndeshjen e së shtunës kundër kuqebluve.

Trekuartisti turk i kuqezinjve Çalhanoglu vazhdon ende pozitiv me Covid-19, ndërkohë që ish madrilène është në “pit-stop”. Kësisoj Pioli do të duhet të gjejë një zgjidhje të re taktike, pasi dështoi me eksperimentin Meite. Nuk ka shumë alternativa: ai mund të mendojë për Rebiç dhe Leao në sulm, pas largimit me karton të kuq të Ibrahimoviç.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brahim diaz kampi kuqezi ndeshja ndaj bolonjes shtepia e milanit simon kjaer stefano pioli brahim diaz kampi kuqezi ndeshja ndaj bolonjes shtepia e milanit simon kjaer stefano pioli

Sondazh

Poll