Sport

Ish-ministri padit inspektorët e UEFA-s për shpifje, emri i tij në “dosjen” Skënderbeu

28 Janar 2021, 09:35 Nga DOSJA

ZVICER – Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, para tri sezonesh me akuzën për trukim të ndeshjeve, ka dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me 1 milion euro gjobë. Klubi korçar e apeloi dënimin edhe në CAS, por nuk fitoi, Arbitrazhi Sportiv në Lozanë la në fuqi vendin e Disiplinës së UEFA-s.

Mirëpo portali helvet “lacote.ch” ka raportuar, se një ish-deputet shqiptar është paraqitur më 26 janar në Nion të Zvicrës për të ngritur padi ndaj dy ish-inspektorëve të UEFA-s për shpifje dhe prishje të imazhit. Ishin këta të fundit që hartuan raportin për akuzat për të ashtuquajturën “dosja” Skënderbeu.

Sakaq, “Panorama Sport” saktëson se bëhet fjalë për Ridvan Boden, ish-ministrin e Financave dhe një biznesmen shqiptar, të cilët kanë qenë afër klubit korçar asokohe. Këta dy persona, krahas edhe disa të tjerëve, janë përmendur në raportin e dy inspektorëve, që ngritën akuzat për trukim të ndeshjeve të Skënderbeut.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport denohet skenderbeu per trukim ish-ministri ridavan bode komisioni i etikes dhe disiplines ne uefa skuadra korcare denohet skenderbeu per trukim ish-ministri ridavan bode komisioni i etikes dhe disiplines ne uefa skuadra korcare

Sondazh

Poll