Sport

VIDEO/ Spal është “kafshatë” e lehtë për Juventusin, gjysmëfinalja e Kupës rezervon derbin e Italisë

27 Janar 2021, 21:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Spal është “kafshatë” e lehtë për

ITALI– Spal rezultoi një ndeshje e lehtë për Juventusin në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë fitojnë me shifrat 4-0 dhe në gjysmëfinale gjejnë Interin takim që do të luhet më datë 3 shkurt. Avantazhi filloi në minutën e 11-të kur Morata shënoi nga 11-m, spanjolli u tregua i saktë përballë Etrit Berishës.

Në minutën e 33-të ishte mbrojtësi anësor Frabotta, që pas një asisti të Kulusevskit, shënoi edhe golin e dytë, duke mbyllur llogaritë e kualifikimit për bardhezinjtë që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë bardhezinjtë shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Kulusevskit dhe Chiesës, duke vulosur suksesin 4-0, rezultat që mund të kishte qenë edhe më i thellë, nëse Etrit Berisha nuk do të kishte bërë disa pritje vendimtare.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus spal juventus spal

Sondazh

Poll