Sport

VIDEO / Rekord golash në Bergamo shënon Gjimshiti dhe Muriqi, në fund kualifikohet Atalanta 3-2

27 Janar 2021, 17:25 Nga DOSJA
VIDEO / Rekord golash në Bergamo shënon Gjimshiti dhe Muriqi, në

ITALI – Eshtë shndërruar në një duel shqiptarësh, ashtu siç ishte edhe në letër, përballja mes Atalantës dhe Lacios, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Përballja është zhbllokuar në minutën e 7-të, falë golit të mbrojtësit 27-vjeçar. Gjimshiti përfitoi nga një rrëmujë në zonën e ekipit kundërshtar dhe ia doli të mposhtë Pepe Reinan, duke kaluar Atalantën në avantazh.

E megjithatë, golit të mbrojtësit kuqezi, i është përgjigjur sulmuesi lacial i “Dardanëve” Vedat Muriqi vetëm 10 minuta më pas, duke barazpeshuar shifrat e takimit në 1-1.

Ndërkohë në mbyllje të pjesës së parë është Acerbi i jep ppërkohpsisht avantazhn skuadrës së Simone Inzagit me golin e tij.

Por shumë shpejt gjithcka barazpeshohet. Luis Muriel lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe dhuroi një asist perfekt për Ruslan Malinovsky. Ukrainasi goditi saktë dhe barazim 2-2 në Bergamo.

Në pjesën e dytë edhe me me 10 lojtarë zikaltrt gjejnë golin e avantazhit. Jose Palomino u largua me të kuqe pas një faulli të kryer si lojtar i fundit, por Aleksey Miranchuk gjeti rrugën e rrjetës katër minuta më vonë për t’i dhënë avantahzin që e con skuadrën bergamaske më tej në Kupën e Italisë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll