Sport

Në përvjetorin e lindjes, kolegët për Xhixhi Bufon: “Shembull, mit dhe mik”

28 Janar 2021, 11:04 Nga DOSJA
Në përvjetorin e lindjes, kolegët për Xhixhi Bufon:

ITALI – “Tuttosport” ka intervistuar Xhanluixhi Donarumën dhe Samir Handanoviç, të cilët, si edhe shumë të tjerë, duke nisur nga braziliani Klaudio Tafarel apo Marko Balota, që do t’i dërgonin nga një mesazh portierit të Juventusit.

“Urimet më të mira, ju keni qenë gjithmonë një model për t’u ndjekur dhe sot jeni një shembull për të gjithë,”– thotë portieri i Milanit. “Si koleg dhe kundërshtar, unë vazhdova ta admiroja atë nga një distance. Si i ri, ai ishte një frymëzim për shumë prej nesh, për mënyrën e të qenit portier,”– shprehet “gardiani” i Interit.

Ndërsa Klaudio Tafarel, kampion bote me Brazilin dhe shokë ekipi me Parmën shprehet: “Great Bufon, urimet më të mira për ditëlindjen e tënde. Të thuash një jetë të gjatë për ty, dihet sepse ti je bërë prej çeliku. Më kujtohet shumë mirë kur isha te Parma dhe ata thanë: “Ti je i mire, por shiko portierin e madh që është shumë më i mirë se ti”. Urime për gjithçka që keni bërë, vazhdoni të jeni po ai person i shkëlqyeshëm që jeni, me shëndet dhe sa më shumë gëzime para jush”.

Marko Balota, i cili bëri histori në vitet 1990, e uron atë me një kërkesë: “Përshëndetje Xhixhi, urimet e mia më të mira. E di që ju mbani shumë rekorde, ato që ju mungojnë i mbaj unë. Lini diçka edhe për ne të vdekshmit!”. Rekordi është ai i portierit më të vjetër në Champions League (43 vjet e 253 ditë), të cilit Bufon po i afrohet.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 43-vjecari xhixhi bufon balota bufon ditelindja e bufon donaruma portieri i juventusit tafarel 43-vjecari xhixhi bufon balota bufon ditelindja e bufon donaruma portieri i juventusit tafarel

Sondazh

Poll