Sport

Amir Abrashi largohet nga Freiburg, zbulohet skuadra e re e mesfushorit shqiptar

27 Janar 2021, 20:43 Nga DOSJA
Amir Abrashi largohet nga Freiburg, zbulohet skuadra e re e mesfushorit shqiptar

ZVICËR-Amir Abrashi rikthehet në kampionatin ku bëri kapërcimin në kualitet. Mesfushori është larguar zyrtarisht nga Freiburg, pjesë e të cilëve u bë në korrikun e vitit 2015. “Pitbulli” dardan është transferuar te Basel, në huazim deri në fund të këtij sezoni.

 

 

 

A post shared by FC Basel 1893 (@fcbasel1893)

Një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers. Abrashi ka luajtur pak minuta këtë sezon me Freiburg (vetëm pesë ndeshje), teksa tek ekipi i ri do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amir abrashi freiburg amir abrashi freiburg

Sondazh

Poll