Sport

Mesut Ozil i jep lamtumirën “pancerave” të Gjermanisë nga Turqia!

27 Janar 2021, 16:56 Nga DOSJA
Mesut Ozil i jep lamtumirën “pancerave” të Gjermanisë

TURQI – Gjatë ceremonisë së prezantimit të tij, si lojtari më i ri i Fenerbahçesë, mesfushori Mesut Ozil ka deklaruar se ai nuk do të luajë më për kombëtaren e Gjermanisë dhe përfshirja e tij në radhët e “pancerave”, tashmë është një kapitull i mbyllur.

Në të vërtetë, 32-vjeçari Ozil, i cili ka zhvilluar 92 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, është larguar me mjaft polemika edhe të karakterit politik nga “Mannschaft” që para dy vitesh. Kjo, kur ai u celebroi martesën në Stamboll, ku dëshmitar i tij ishte presidenti i Turqisë, Taip Erdogan.

Gjermano-turku Mesut Ozil është transferuar nga skuadra e Arsenalit me parametra zero drejt gjigandëve të Fenerbahçes, duke lehtësuar disi edhe financat e “topçinjve”, pasi paga e mesfushorit shkonte deri në 8 milionë euro në sezon.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenali fenerbahce kombetarja e gjermanise mesut ozil arsenali fenerbahce kombetarja e gjermanise mesut ozil

Sondazh

Poll