Aktualitet

‘Ka të infektuar edhe tek të vaksinuarit’, mjeku Alimehmeti: Vaksina prodhon përgjigje, nuk është 100% efektive

27 Janar 2021, 12:04 Nga DOSJA
‘Ka të infektuar edhe tek të vaksinuarit’, mjeku

TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se një person nuk është 100% i mbrojtur nga Covid edhe nëse bën dy herë dozat e vaksinimit. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në News24, mjeku u shpreh se në ditët e para të vaksinimit ende nuk quhemi të vaksinuar. Kjo deklaratë vjen pak minuta më vonë pasi në lajme u zbulua se mjeku Pëllumb Pipero është infektuar me Covid pak kohë pasi kishte marrë vaksinën ‘Pfizer’.

Me tej ai pohoi se mes personave që kanë marrë vaksinën ka ende persona që kanë rezultuar më pas pozitivë.

”Megjithatë 10-12 ditët e para vaksina s’është në lojë, quhemi të pavaksinuar. Edhe kur ke bërë 2 dozat me procedurë rigoroze, është mundësia e infektimit. Nuk e njoh situatën, duke marrë parasysh që nuk gjenerojmë dot të gjeneralizojmë. Ajo që kemi nga Pfizer, është ky informacion, kemi mesatare. Bëhet nga individë të ndryshëm.Ka dhe raste të pashpjegueshme. S’mund të bëjmë dot krahasim. Do dokumentohet shumë shpejt situata ku jemi. Ajo që është e sigurt, është që vaksina prodhon përgjigje, nuk është 100%. Është diçka teknikisht e pritshme. Pra edhe total, edhe po ka bërë dy dozat siç duhet brenda 21 ditëve, Pfizer deklaron efektivitet 94.7%. Ka të infektuar edhe tek të vaksinuarit. 8 te të vaksinuarit, 162 tek të pavaksinuarit. Pra ishin rastet gjithsesi. Një dozë vetëm ofron më pak mbrojtje, prandaj është e pranueshme që shifrat të jenë më të larta. Izraeli ka vaksinuar 47% të popullsisë, efektiviteti me njëdozë është 33%”, tha mjeku.

I pyetur se nëse virusi mund të kapë nje person më kollaj dhe kur është vaksinuar, mjeku tha se nuk e ka të studiuar si rast.

‘Nuk është studiuar ende, shkon që të ketë klinikë më të lehtë. Por të dhënat nuk janë të sigurta. S’i ka as Pfizer, as FDA. Jemi në terren të paeksploruar.’– u shpreh ai.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti ilir alimehmeti

Sondazh

Poll