Aktualitet

Aksidenti në hyrje të Vlorës/ Përplasi për vdekje me ‘BMW’ efektivin e policise, arrestohet 19-vjeçari

27 Janar 2021, 08:43 Nga DOSJA
Aksidenti në hyrje të Vlorës/ Përplasi për vdekje me

VLORË– Policia e Vlorës ka vënë në pranga 19-vjeçarin, A.Veliu pasi është autori i automjetit tip BMW, që përplasi për vdekje efektivin e policisë, Nuri Malaj. I riu ka qënë duke lëvizur me mjetin e tij ‘BMW’ kur është përplasur me automjetin ‘Benz’ të Malajt. Për pasojë polici ndërroi jetë në moment. Përplasja rezultoi fatale për policin, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e trupit nga makina.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Veliu, 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, polici Nuri Malaj 53 vjeç. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën polici Nuri Malaj.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19-vjeçari nuri malaj arrestohet 19-vjeçari nuri malaj

Sondazh

Poll