Aktualitet

Mjeku Arban Domi: Shqipëria do të regjistrojë mbi 1000 infektime në ditë javët e ardhshme, rrethet preken më shumë

27 Janar 2021, 12:01 Nga DOSJA
Mjeku Arban Domi: Shqipëria do të regjistrojë mbi 1000 infektime

TIRANË– Mjeku, Arban Domi ka lajmëruar se Shqipëria do të përfshihet nga një valë infektimesh, ku do të mbizotërojnë rastet e reja në Tiranë.

Në një lidhje me skype për emisionin “Tempora”, në RTV Ora, Domi u shpreh se nuk duhen neglizhuar as rrethet, në këtë valë të re infektimi, pasi sipas tij, zonat më pak të prekur në Shqipëri, do të regjistrojnë më shumë raste të reja në këtë periudhë.

“Në javët e ardhshme numrat në Shqipëri do të kalojnë 4 shifror, do të jenë mbi 1 mijë infektime në ditë dhe veçanërisht numrat më të rritur, nuk duhet neglizhuar Tirana, por për mendimin tim numrat më të rritur do të jenë në rrethe, veçanërisht në rrethe jo shumë të prekur deri më sot. Virusi në një mënyra apo një tjetër do e gjejë rrugën të përhapet,”- tha Domi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arban domi koronavirusi ne shqiperi arban domi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll