Aktualitet

Aksidenti tragjik që i mori jetën 23-vjeçares në Vlorë, arrestohet shoqja e saj, shoferja drejtuesja e mjetit

27 Janar 2021, 08:20 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik që i mori jetën 23-vjeçares në

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar shoferen Silvana Muho, 22-vjeçarja e cila ishte drejtuesja e mjetit në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën shoqes së saj, Anxhela Çapos. Në momentin e aksidentit u tha se ishte Çapo në drejtim të mjetit mirëpo sot policia sqaron se drejtuesja e mjetit ishte Silvana Muho, pasi ishte në drejtuesja e mjetit. Tashmë e reja do të akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja Silvana Muho., 22 vjeçe.Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë vendit të quajtur Kripa në Vlorë, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës, më pas ka rënë në kanal.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhela capo silvana muho anxhela capo silvana muho

Sondazh

Poll