Aktualitet

Mungoi një nga anëtarët e trupës gjykuese, shtyhet seanca gjyqësore për Sinan Tafaj

27 Janar 2021, 08:26 Nga DOSJA
Mungoi një nga anëtarët e trupës gjykuese, shtyhet seanca

TIRANË–Gjykata Administrative e Tiranës ka shtyrë sot seancën për Sinan Tafaj, presidentin e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.  Seanca gjyqësore u shty pasi i pranishëm nuk ishte një nga anëtarët e trupës gjykuese. Sinan Tafaj u skualifikua nga gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendosi që çështjen ta çojë deri në gjyq.

Në një deklaratë për mediat pak kohë më parë, Tafaj ishte shprehur se çështjen ka ndërmend ta çojë në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar drejtësi.

Ai pretendon se është skualifikuar nga gara padrejtësisht, vetëm për shkakun se është i verbër. Tafaj pretendon se i përmbush të gjitha kritetet dhe se është shkarkuar për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë, të cilat do t’i sqarojë edhe pranë Administratives.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sinan tafaj sinan tafaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 07:04

Titujt kryesorë të portaleve, 27 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa Tema.al ka një pj...