Politike

26 Janar 2021, 11:55 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar ti bëjë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që ti ndihmojë qytetarët që ndodhen në zonat ku janë përmbytur apo rrezikojnë. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit jep informacion në lidhje me situatën që ndodhet vendi pas shirave të dendur që kanë rënë në orët e fundit. Meta shkruan se sipërfaqe të mëdha toke, banesa, biznese ndodhen nën ujë. Presidenti shkruan se mbi 10 banesa në Shijak dhe mbi 70 në Sukth 2 e Vadardhë kanë prezencë uji deri në 30 cm. Po ashtu në Berat, Korçë dhe Fier situata është e njëjtë.

Meta shkruan se nevojitet urgjentisht angazhimi i të gjitha strukturave qendrore e vendore për minimizimin e pasojave në prona dhe shmangien e çdo rreziku për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

‘Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit, pa vonesë, duhet të përgatisin ndihmat ushqimore për familjet, që u janë përmbytur shtëpitë.Ministria e Bujqësisë, menjëherë të dërgojë pranë banorëve në nevojë, bazën aq të nevojshme ushqimore dhe koncentratet për bagëtitë.Ministrat përgjegjes për Mbrojtjen Civile të vendosin komunikimin konstant me strukturat vendore dhe publikun për parapërgatitje e reagim, për prioritetin absolut: sa më pak dëme në prona e bagëti dhe padiskutim mbrojtje të çdo jete njerëzore.’-bën thirrje Meta.

POSTIMI I ILIR METËS:

SHTETI T’I GARANTOJË NDIHMËN ÇDO QYTETARI NË ZONAT E PËRMBYTURA!
Vështirë të gjesh sot një rajon në Shqipëri, pa probleme nga reshjet e ditëve të fundit.
Dhjetëra shtëpi, biznese dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke, pronë private e publike, nga Veriu në Jug, janë gdhirë nën ujë, por ndihma e strukturave shtetërore për banorët mungon.Mbi 10 banesa në Shijak dhe mbi 70 në Sukth 2 e Vadardhë kanë prezencë uji deri në 30 cm.E njëjta situatë rezulton në Berat ndërsa paralajmërohet një përkeqësim i mundshëm i gjendjes në Qarkun e Fierit dhe të Korçës. Raportet paraprake flasin për mbi 1500 hektarë tokë të përmbytur në NënShkodër dhe nga shkarkimet e detyrueshme në hidrocentrale situata do të rëndohet.Sipas IGJEUM priten prurje masive edhe nga Vjosa, që mund të dalë nga shtrati në pjesën fundore duke shkaktuar përmbytje. Në këtë gjendje të rënduar, nevojitet urgjentisht angazhimi i të gjitha strukturave qendrore e vendore për minimizimin e pasojave në prona dhe shmangien e çdo rreziku për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.Strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, Grupet e Kërkim-Shpëtimit e Evakuimit dhe Shërbimet Zjarrfikëse duhet të jenë 24/24 orë në terren pranë qytetarëve në nevojë.Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit, pa vonesë, duhet të përgatisin ndihmat ushqimore për familjet, që u janë përmbytur shtëpitë.Ministria e Bujqësisë, menjëherë të dërgojë pranë banorëve në nevojë, bazën aq të nevojshme ushqimore dhe koncentratet për bagëtitë.Ministrat përgjegjes për Mbrojtjen Civile të vendosin komunikimin konstant me strukturat vendore dhe publikun për parapërgatitje e reagim, për prioritetin absolut: sa më pak dëme në prona e bagëti dhe padiskutim mbrojtje të çdo jete njerëzore. Të garantohet funksionimi me kapacitet të plotë i hidrovoreve dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar të monitorojë situatën në të gjitha akset, ku ka potencial rrezikshmërie për rrëshqitjen e tokës, me qëllim shmangien e aksidenteve, si dhe të marrë masa urgjente për hapjen e çdo segmenti të bllokuar nga dëbora Të raportohet periodikisht për situatën dhe të vlerësohen me shumë seriozitet paralajmërimet e Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, si i vetmi organ, që meriton vlerësime për përmbushjen me përgjegjësi të detyrës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta moti i keq ne shqiperi ilir meta moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll