Politike

Rama e pranon: Ka pastrim parash në Shqipëri si kudo, por ne kemi rregulla të shtrënguara

26 Janar 2021, 10:58 Nga DOSJA
Rama e pranon: Ka pastrim parash në Shqipëri si kudo, por ne kemi

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e pranoi sot se Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave si shumë vende të tjera. Por sipas tij, vendi ynë ka filtra më të shtrënguara se në vendet e tjera.


“S’më intereson fare, fare, mua lidhjet që thotë me X-in dhe Y-lonin. E ka thënë Faik Beu që nëse ka një gjë që në këtë vend nuk ta falin është suksesi. A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka pastrim parash? Të gjitha vendet kanë institucione për pastrimin e parave, dhe në Shqipëri, rregullat janë të shtrënguara dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj me institucionet. Blen një shtëpi një emigrant, dhe sjell një 15 mijë euro dhe i bllokohen paratë me muaj se ku i gjeti.”-tha Rama, teksa po përgjigjej për përgjimet e anti-mafias italiane.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndragheta ne shqiperi edi rama ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll