Politike

Përgjimet e Ndraghetas, Rama ‘udhëzon’ SPAK: Çfarë ka këtu për të hetuar?! Le të shkojnë 1 mijë padi për Veliajn,

26 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndraghetas, Rama ‘udhëzon’ SPAK:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama tha se përgjimet e anti-mafias italiane janë hetuar nga prokuroria italiane dhe çështja është mbyllur. Teksa u pyet, pse SPAK s’po heton çështjen, Rama tha se konkluzioni është i qartë: Ndragheta dështoi të investonte në Shqipëri. 


“Përse më kërkon mua më kur të lexoj konkluzionin e prokurorisë italiane. Se keni marrë vesh që kur dosja ka ardhur tek ju, çështja është ezauruar. Këtu ata e thonë copë, kanë hapur një dyqan rrobash, dhe kanë dalë me humbje. Çfarë duhet të investigohet këtu? Pse duhet ta kërkoj unë, SPAK e di detyrën e tij. Nëse ka diçka për të hetuar, ku ta gjesh që ta hetojë SPAK që të dalë edhe nga SPAK, por është prokuroria italiane që e thotë… Pse duhet që ?! (Lë fjalën në mes dhe vazhdon). Politikanët nuk janë të gjithë njësoj, edhe ju nuk jeni njësoj. Përgjegjësi keni edhe ju që në 10 gjëra, 1 është e vërtetë.”-tha Rama.

Më tej, ai foli edhe për padinë e sotme në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj, nga ana e nismës Thurje. 

Ka paditur Thurja Erion Veliajn. Le të shkojnë. Të shkojnë 1 mjijë padi për të gjithë. Paditë tek SPAK-u janë bërë pjesë e kësaj propagande, nga ata që ushqejnë me llum, se s’kanë asnjë ide tjetër sesi të fitojnë zgjedhjet. Pikërisht se nuk jemi të gjithë njësoj, unë po mbaj të njëjtin qëndrim për të gjithë ata.”-tha Rama, referuar edhe përmendjes në përgjime të presidentit Ilir Meta dhe këshilltarit të tij, Ilir Kulla. 

Me tona të ashpra, Rama tha se mban përgjegjësi vetëm për veten. “Flasin dy italianë atje dhe mbajmë përgjegjësi ne këtu? Po a jeni në terezi të kokës a s’jeni. Se kam për vete unë këtë, se s’pyes për njeri.”-tha Rama. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndragheta ne shqiperi edi rama ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll