Politike

“Këshilltari i tij, tregtar lajmesh të rreme”, Rama për përgjimet: Ju e dini sa i gatshëm jam ta mbroj Metën, por në

26 Janar 2021, 11:38 Nga DOSJA
“Këshilltari i tij, tregtar lajmesh të rreme”, Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama akuzoi këshilltarin e presidentit Ilir Meta, Ilir Kullën si tregtar lajmesh të rreme, i provuar nga gjykata italiane. Teksa po replikonte me gazetarët për përgjimet e anti-mafias italiane, Rama tha se të gjitha përgjimet janë të pavlera, pasi konkluzionet e anfi-mafias italiane tregojnë se ata arritën që të hapnin vetëm një dyqan rrobash në Shqipëri. “Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”,- tha Rama.

Më tej, Rama tha se për të qëndruar i drejtë duhet të bëhet raportimi i drejtë i fakteve, pasi sipas tij, dëmi më i madh që po i bëhet vendit vjen nga mediat.

“S’po bëj debat me ty. Lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën, por s’them dot që Lulzim Basha është i lidhur me këta. Se e dua më shumë se ju Shqipërinë. Çfarë i takon Çezarit e merr Çezari, por cfarë është e Zotit është e Zotit që është Shqipëria. Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz duan të largohen se është e pajetueshme. Nuk ia bën njeri Shqipërisë, këtë që e bëjnë ata me mikrofon në dorë, duke i hapur vendit një nam që nuk e ka. Ka pastrim parash në Shqipëri, sigurisht që ka. Jepeni lajmin, ka një hetim, ka përgjime, por jepeni edhe atë që është kryesorja.”-tha Rama. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir kulla ilir meta ndragheta ne shqiperi edi rama ilir kulla ilir meta ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll