Politike

Rama “reciton” prokurorinë italiane: Ndragheta dështoi të investonte në Shqipëri

26 Janar 2021, 11:10 Nga DOSJA
Rama “reciton” prokurorinë italiane: Ndragheta dështoi

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka akuzuar gazetarët shqiptarë si jo patriotë. Teksa u përgjigj për çështjen e përgjimeve të anti-mafias italiane, Rama ka “recituar” sërish konkluzionet e prokurorisë italiane, se Ndragheta dështoi të investonte në Shqipëri.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Cështë kjo mungesë patriotizmi kur vjen puna për të nxjerrë faktet. Është jopatriotike të fabrikosh dhe interpretosh faktet. Për sa i përket tjetrës, konkluzioni i prokurorisë italiane që ka bërë hetimin mbi këto përgjime që ju i keni marrë dhe i hidhni në publik çdo ditë duke i shitur si kapje e autoriteteve në Tiranë me mafien. Prokuroria e thotë se pas 1 viti vizitash dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime në Shqipëri ato dështuan totalisht. Janë konkluzione të prokurorisë italiane. Investimi në Shqipëri, Gallo Albania shiti në 2018 4 mln lekë mall dhe doli me humbje. Ku i shihni ju konkluzionet këtu, pallatet e të tjera marrëzira, që e mendojnë Shqipërinë siç e përshkruan opozita, vendin e mafies dhe të drogës, oburra të nisemi se bëhet pastrim parash. Ja ku janë, konkluzionet që i kanë bërë ata.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndragheta ne shqiperi edi rama ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll