Politike

“Shpresoj të jap një lajm të mirë”, Rama: Pfizer ka një problem me shpërndarjen, jemi në kontakt 7 herë në ditë!

26 Janar 2021, 11:23 Nga DOSJA
“Shpresoj të jap një lajm të mirë”, Rama: Pfizer

TIRANE- Kryeministri Edi Rama pohoi se ka një problem me shpërndarjen e vaksinave të Pfizer. Rama tha se vendi është në një komunikim 7 herë në ditë me Pfizer, ndërsa shpreson që në ditët në vijim të mund të japë ndonjë lajm të mirë.


Për ata që kanë marrë dozën e parë vaksinës janë aty, për këtë arsye është bërë edhe kalkulimi që të mos ketë asnjë që të humbi procesin për shkak të mungesës së vaksinës. Pfizer ka një problem të madh me të gjitha vendet sepse ai ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese dhe faktikisht ne jemi në kontakt 7 herë në ditë për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të sjellin pjesën e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer dhe jemi para, me negociata me AstraZeneca dhe shpresoj që ditët në vijim mund të jap ndonjë lajm të mirë në lidhje me këtë. Ajo që mund të thuhet është se Shqipëria nuk është mbrapa askush dhe shqiptarë ve nuk do tu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe fazë kaq e vështirë e luftës me COVID. Në dy javët e ardhshme do të kemi një qartësi më të madhe”, tha Rama.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndragheta ne shqiperi edi rama ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll