VIDEO- ‘Tingujt e kabave të tij do të jetojnë sa të ketë shqiptarë’/ Meta kujton mjeshtrin e sazeve, Laver Bar
26 Janar 2021, 11:04Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të sazeve, artistin Laver Bariu-n. Meta ka shpërndarë në ‘Facebook’ një video të Bariu-t i cili luan instrumentin e tij. Kreu i shtetit shkruan se kryeveprat e artistit janë frymëzuese e se kanë lënë trashëgimi për brezat e ardhshëm. Ndër të tjera Meta shkruan se tingujt e kabave të tij do të jetojnë sa të ketë shqiptarë.
POSTIMI I PRESIDENTIT:
Ustai i madh i sazeve të Përmetit, artisti ynë i jashtëzakonshëm Laver Bariu, është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve, derteve dhe gëzimeve të popullit tonë. Kryeveprat frymëzuese muzikore, që na la trashëgim, i përkasin çdo epoke dhe tingujt e kabave të tij të papërsëritshme me klarinetë, do të jetojnë sa të ketë shqiptarë! I paharruar kujtimi i Usta Laverit!
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e pranoi sot se Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave si shumë vende të tjera. Por sipas tij, vendi ynë ka filtra më të shtr...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me përgjimet e grupit mafioz Ndragheta, ku përmendet kryebashkiaku Erion Veliaj.Kryeminis...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama teksa po përgjigjej për përgjimet e antimafias italiane ka shpërthyer në fyerje për mediat dhe politikën. Kryeministri tha se kjo ...
Krifca bëri të ditur se për të frymëzuar të rinjtë në sektorin e bujqësisë, kanë krijuar lehtësira për aplikantët nën moshën 40 vjec. Sipas saj, investimet më t...
TIRANË– Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi përsëriti gjatë konferencës së sotme përballë medias se fermerët do të përfitojnë naftë falas. Kjo sipas minist...
TIRANË– Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi u shpreh para mediave ditën e sotme se bujqësia është sektori më i rëndësishëm në vend. D...
TIRANË- “Turp, tymnajë e neveritshme, llum nga ata që duan t’i bëjnë nënën këtij vendi”, ky ishte reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama 5 ditë pasi dosja...
GREQI– Gazeta greke Ekathimerini i ka kushtuar një analizë raportin të kryeministrit të vendit tonë, Edi Rama në rolin e tij mbi raportin Greqi- Turqi. Shkrimi...
TIRANË- Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është ndalur sërish tek çështja e delimitimit të hapësirës detare Shqipëri-Greqi, zhvillimet më të fun...