Aktualitet

Mbi 500 hektar tokë nën ujë në Shkodër, Oboti më shumë se një metër

26 Janar 2021, 09:30 Nga DOSJA
Mbi 500 hektar tokë nën ujë në Shkodër, Oboti më

SHKODËR – Vazhdon të jetë problematike situata në vendin tonë pas reshjeve të dendura të shiut të cilat vijojnë prej disa ditësh. Shtabi i emergjencave raportoi mëngjesin e sotëm se rreth 2065 hektarë janë nën ujë, ndërkohë që në fshatin Obot kalimi bëhet vetëm me varkë lundruese sepse uji arrin në 1 metër e 15 centimetra.

Bashkia e Shkodrës ka publikuar një raport në faqen e saj zyrtare në Facebook ku informon mbi situatë në zonat e prekura.


Raporti i Bashkia Shkodër më poshtë:

Siperfaqe totale e përmbytur 2065 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Fshati Obot është pa energji elektrike Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1150 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 870 Ha

Grurë 25 Ha

Pemtore 25 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera  3 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar  260 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 485 Ha

Grurë 35 Ha

Bimë dekorative 30 Ha

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar  10 Ha

Foragjere   të dyta, jonxhe  30 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha,

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 10 Ha

Foragjere   të dyta, jonxhe  30 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 25 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Pemtore    2 Ha

Rritja e nivelit të ujit është rritur ndjeshëm në këto 24 orë. Dje u raportuar për 1330 hektarë tokë të përmbytur.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll