Aktualitet

Reshjet e dëborës në Korçë shkaktojnë vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore

26 Janar 2021, 09:05 Nga DOSJA
Reshjet e dëborës në Korçë shkaktojnë

KORÇË– Vazhdojnë reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës në vendin tonë gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe bllokime të disa akseve rrugore.

Në rrugën që lidh Korçën me Dardhën trashësia e dëborës arrin deri në 8 cm. Mjetet borë pastruese po punojnë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe pastrimin e tyre.


Për shkak të motit të keq autoritetet vendase i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që nga km i 7 deri te i 13 të përdorin zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla.

Ndërsa në akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa problem.

(d.a/dosja/al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll