Aktualitet

Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Greqi! Pranga bashkëpunëtorit, në kërkim autori i vrasjes së Mario Metajt. Në Greqi njihej s

26 Janar 2021, 09:07 Nga DOSJA
Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Greqi! Pranga bashkëpunëtorit,

GREQI– Shqiptari, i cili u ekzekutua me gjashtë plumba mbrëmjen e djeshme në qytetin e Patras në Greqi, Mario Metaj dyshohet se bënte pjesë në një bande kriminale. Paraprakisht dyshohet se vrasja e tij mund të jetë kryer nga banda rivale gjithashtu me origjinë shqiptare. Policia greke ka prangosur një prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e tij, një të ri me origjinë shqiptare por që nuk është identifikuar.

Ky i fundit ka bërë me dije për “blutë” se vëllai i 27-vjeçarit pak kohë më parë është përfshirë në një sherr me autorët dhe se natën e ngjarjes ishin përplasur në një kryqëzim të qytetit. Pasi kishin përfunduar “punë” me Policinë, Metaj, i vëllai dhe shqiptarët e tjerë kishin nisur përleshjen. Deri në momentin që u tërhoq këmbëza dhe 27-vjeçari ra i vdekur në tokë. Mediat greke bëjnë me dije se nesër shqiptarit do t’i jepet lamtumira e fundit, ndërsa e përshkruajnë si të apasionuar pas sportit dhe student të dalluar të Liceut.

Mirëpo në Shqipëri, Metaj njihet si anëtar i bandës së Çoles. Në vitin 2010 Metaj grabiti një bankë në qytetin bregdetar në kërcënimin e armës, së bashku me pjestarët e tjerë të bandës. Pas grabitjes që bënë ‘bujë’ në atë kohë erdhi dhe arrestimi i tyre. Më pas në vitin 2012 ai sërish u bë pjesë e grabitjeve të tjera, ku përfshinin karburantet, kazinotë dhe bankave. Në bandë ka qënë edhe Zani Çaushi, i cili tashmë është i dënuar me burgim të përjetshëm.

I riu u vra me 6 plumba, një prej tyre i preku dhe kokën, goditje kjo që rezultoi fatale për të. Edhe pse u dërgua gjallë në spital, ndërroi jetë vetëm 3 minuta pasi hyri në sallën e reaminacionit. Ndërkohë që bashkëpunëtori është kapur, Policia është vënë në kërkim të autorit të vrasjes.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mario metaj vritet mario metaj vritet shqiptari ne greqi mario metaj vritet mario metaj vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll