Aktualitet

ARSH informon qytetarët: Qarkullimi vijon normalisht në akset kombëtare, në Dardhë lëvizni me zinxhirë. Kontraktorët jan

26 Janar 2021, 08:43 Nga DOSJA
ARSH informon qytetarët: Qarkullimi vijon normalisht në akset

TIRANE– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën e akseve rrugore në vend. ARSH shkruan se për shkak të reshjeve ka nisur puna nga ana e kontraktorëve për të pastruar rrugët që kanë pasur inerte apo rrëshqitje dherash.

ARSH bën të ditur se në zonën e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës. Ndërsa në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripësVazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.Rënia e materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren në gadishmëri.Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë.Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsh moti i keq ne shqiperi arsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 07:17

Titujt kryesorë të portaleve, 26 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe fax web kanë në faqe të parë artikull mbi vjedhjen e fastfood-it në E...