Aktualitet

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet personi me rrezikshmëri të lartë në Tiranë (E SHKUARA E TIJ)

26 Janar 2021, 09:08 Nga DOSJA
Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë,

TIRANË–Mbrëmjen e djeshme pranë zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet u arrestuan Besmir Sula dhe Aleksandër Algeri. Sula ishte i shpallur në kërkim nga policia pasi është person me rrezikshmëri të lartë. Më parë ai ka qenë i akuzuar për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ai për më tepër i ka bërë dhe rezistencë punonjësve të policisë duke goditur makinën e tyre dhe duke iu rrezikuar jetën gjatë një operacioni në vitin 2017, kur dhe u arrestua.

Ndërsa, Alegri ka qenë i ndaluar më parë përshkak se në makinën ku po udhëtonte së bashku me Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të tjerë të grupit janë gjendur armë zjarri, thika dhe kanabis. Sula është arrestuar për veprat penale “Vrasje në tentativë’ dhe “Armëmbëjtje pa leje”, ndërsa Algeri për shpërndarje të lëndëve narkotike. Nga kontrolli 2 personavë u janë gjetur dhe sekuestruar 800 granë kokainë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander algeri arrestohet personi me rrezikshmeri ne tirane besmir sula aleksander algeri arrestohet personi me rrezikshmeri ne tirane besmir sula

Sondazh

Poll