Aktualitet

EMRI/ I vodhi 80 mijë lekë në portofol e llogari bankare pacientit që ndërroi jetë nga Covid, arrestohet infermierja e Inf

26 Janar 2021, 08:14 Nga DOSJA
EMRI/ I vodhi 80 mijë lekë në portofol e llogari bankare

TIRANË– Rudina Hysi, 30 vjeçe dhe infermiere në spitalin e Infektivit, i njohur ndryshe si spitali Covid 1 ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka grabitur 80 mijë lekë nga një pacient i infektuar që ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente. Vetëm pak kohë pas rastit të Tires, një tjetër infermiere është arrestuar, duke u zbuluar kështu edhe një tjetër rast mashtrimi mes bluzave të bardha në spitale.

Rasti i 30-vjeçares Hysi është denoncur nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes.  Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Punonjësit e spitalit Covid 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait, por djali vuri re se brenda portofolit mungonin 20 mijë lekë të reja. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte.

Më datë 25 Dhjetor 2020, ditën kur pacienti ishte futur në intubim, nga një bankomat ishin bërë 3 tërheqje, nga 20 mijë lekë të reja çdo herë, në total 60 mijë lekë të reja. Pra në total, viktimës i kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja nga portofoli dhe nga bankomati. Përmes kamerave të sigurisë, Stop investigoi dhe zbuloi se 3 tërheqjet e parave janë bërë në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 Dhjetor 2020 nga një bankomat Raiffeisen që ndodhet pranë QSUT-së përballë Universitetit të Mjekësisë.

Një javë pas bërjes publike të denoncimit në emision, infermierja Rudina Hysi u vu në pranga. Ajo ka pranuar veprën e kryer dhe tashmë do të përballet me drejtësinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet infermierja e infektivit arrestohet infermierja ronida hysa arrestohet infermierja e infektivit arrestohet infermierja ronida hysa

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 07:17

Titujt kryesorë të portaleve, 26 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe fax web kanë në faqe të parë artikull mbi vjedhjen e fastfood-it në E...