Aktualitet

Grabiti pikën e dhënies së kredive, identifikohet autori i ngjarjes, Policia në kërkim të një 21-vjeçari

26 Janar 2021, 08:55 Nga DOSJA
Grabiti pikën e dhënies së kredive, identifikohet autori i

TIRANË– Është identifikuar autori i grabitjes së ndodhur pak ditë më parë në një nga pikat e dhënies së kredive në Tiranë.  Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për një 21-vjeçar, me iniciale K. Ç., që është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Gjithsesi ende nuk bëhet i ditur identiteti i të riut, për arsye hetimore. Adoleshenti kreu grabitjen pak ditë më parë.  Ai mori rreth 3 milionë lekë të vjetra në një nga filialet e dhënies së kredive duke kërcënuar punonjësit. Më pas, u largua me taksi nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTE:

Tiranë Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021. Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021. Po punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka ne tirane grabitet banka ne tirane

Sondazh

Poll