Aktualitet

Bie niveli i ujit në lumin Erzen, familjarët e rrezikuar nuk pranojnë të largohen nga zona, strehohen pranë banesave në Pl

26 Janar 2021, 07:50 Nga DOSJA
Bie niveli i ujit në lumin Erzen, familjarët e rrezikuar nuk

DURRËS– Niveli i ujit në lumin Erzen ka nisur të bjerë, duke qenë se reshjet gjatë natës kanë qenë më të pakta në këtë zonë.

Shtabi i Emergjencave në prefekturën e Durrësit njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm kjo rënie ka arritur në gjysëm metri, duke bërë që tokat dhe shtëpitë ‘të marrin frymë’.

18 persona nga 3 familje që janë evakuar një natë më parë nga Sukthi, nuk pranojnë që të lënë zonën ku jetojnë. Ata janë strehuar në kavalishencën pranë Plepave dhe sot mendojnë të tkhehen sërish në shtëpitë e tyre, që dje ishin të mbushura nga uji.

Sot, moti parashikohet të jetë me reshje shiu, por me pauza të herëpashershme duke sjellë dhe kthjellime. Përmbytje të shumta ka pasur në Durrës, Fushë Krujë e Shkodër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shqiperi moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 07:17

Titujt kryesorë të portaleve, 26 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe fax web kanë në faqe të parë artikull mbi vjedhjen e fastfood-it në E...