Aktualitet

HARTA LIVE/ Përmbytje në Shqipëri! Durrësi, Shijaku, Shkodra dhe Fushë Kruja ‘nën ujë’. Thirrja e ARSH: Përdorni zin

26 Janar 2021, 07:04 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Përmbytje në Shqipëri! Durrësi, Shijaku, Shkodra

SHQIPËRI– Dita e sotme ka nisur me vranësia dhe reshje të dendura shiu, sidomos në zonat e ulëta. Sipas Meteoalb, rrebeshet e shiut do të vijojnë edhe në zonat bregdetare, ndërsa në zonat lindore, pritet që të ketë reshje dëbore.

Mesdita dhe pasditja sjellin më pak reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime, ndërsa nata rikthen motin e kthjellët por të ftohtë dhe me temepratura të ulëta. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 10°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Veriore-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Reshjet e dendura kanë sjellë dëme të mëdha në shumë zona të vendit tonë, por kryesisht në Durrës për shkak të daljes së lumit Erzen nga shtrati, Shijak e Fushë Krujë. Në këto zona, shtëpitë dhe tokat bujqësore janë përmbytur krejtësisht.

Në Gjirokastër e Tepelenë janë raportuar rrëshqitje dherash, ndërsa pjesa e Korçës ëhstë raportuar e bllokuar nga dëbora e ngrica. Si pasojë e rrëshqitjes së dherave është bllokuar dhe aksi Peshkopi- Kukës për rreth një orë duke shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Presidenti Ilir Meta ka vijuar ti bëjë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që ti ndihmojë qytetarët që ndodhen në zonat ku janë përmbytur apo rrezikojnë. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit jep informacion në lidhje me situatën që ndodhet vendi pas shirave të dendur që kanë rënë në orët e fundit. Meta shkruan se sipërfaqe të mëdha toke, banesa, biznese ndodhen nën ujë. Presidenti bën të ditur se mbi 10 banesa në Shijak dhe mbi 70 në Sukth 2 e Vadardhë kanë prezencë uji deri në 30 cm. Po ashtu në Berat, Korçë dhe Fier situata është e njëjtë.

Këshillohet lëvizja vetëm me zinxhirë në këtë zonë. Edhe Veriu i Shqipërisë ka pasur problematikat e veta në izolimin e fshatrave të thella për shkak të dëborës që ka kapur gjysmë metri trashësi.

Dita e nesërme do të risjellë temperatura të ulëta që shkojnë deri në -7 gradë. Sipas meterologes vendi ynë do të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe ulje të intensitetit të reshjeve,  situatë kjo qe do zgjasë deri ditën e premte. Fundjava do të sjellë rikthimin e reshjeve të shiut dhe rritjen e temperaturave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shqiperi moti i keq ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll