Aktualitet

Përmbytet Fushë-Kruja! Tokat mbulohen nga uji, banorët: Sa herë ka reshje del lumi, askush nuk vë dorë

26 Janar 2021, 07:26 Nga DOSJA
Përmbytet Fushë-Kruja! Tokat mbulohen nga uji, banorët: Sa

FUSHË-KRUJË- Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona të vendit e mes tyre është dhe Fushë-Kruja. Kjo ka sjellë disa probleme në fshatra të zonës si Derven, Mallkuç, Murqine, Bilaj të cilat kanë mbetur dhe pa energji elektrike. Dalja nga shtrati e lumit zezë dhe Ishëm ka shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore, ndërsa ka edhe banesa të rrethuara nga uji.

Aktualisht janë rreth 5000 hektarë tokë bujqësore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuc dhe një sipërfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të njësisë adm Ishëm.

Një banor i zonës tregon se situata është e përsëritur thuajse çdo vit.

“Kjo nuk ka ndodhur vetëm këtë vit, është thuajse gjithmonë. Sa herë ka reshje del lumi. Askush nuk ka vënë dorë. Këtu bëhen gërmime. Kemi shumë dëme në bujqësi”, tregon ai.

Moti i keq vijon prej ditësh në Shqipëri. Sipërfaqe të mëdha toke ndodhen nën ujë. Durrësi, Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja janë zonat më problematike gjatë kësaj periudhe.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë moti i keq ne shqiperi fushë-krujë moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 07:17

Titujt kryesorë të portaleve, 26 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe fax web kanë në faqe të parë artikull mbi vjedhjen e fastfood-it në E...