Aktualitet

I infektuar me Covid-19, pedagogu hidhet nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, e shpëton tenda e ‘fast-food’-it në Elb

26 Janar 2021, 06:26 Nga DOSJA
I infektuar me Covid-19, pedagogu hidhet nga kati i shtatë i pallatit ku

ELBASAN- Një pedagog me inicialet J.O., 65 vjeç dhe i infektuar me Covid-19, ka tentuar të vetëflijohet mëngjesin e sotëm.

Dosja.al ka mësuar se në orën 01:30, pedagogu është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, por fatmirësisht ra mbi tendën e një ‘fast-food’-i gjë që i shpëtoi jetën.

Efektivët për të nxjerre pedagogun, u detyruan të thyejnë xhamat e biznesnit në rrugën ‘Bedri Xhomo’ pranë Drejtorisë së Policisë. Kjo gjë alarmoi banorët e zonës, duke bërë që fillimisht ngjarja të raportohej si grabitje.

Më pas, në një njoftim zyrtarm policia lajmëroi se 65-vjeçari i infektuar me Covid-19 kishte tentuar të vriste veten, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike.  Tashmë pedagogu ndodhet në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan hidhet pedagogu nga pallati ne elbasan elbasan hidhet pedagogu nga pallati ne elbasan

Sondazh

Poll