Aktualitet

Studiuesit e BE publikojnë HARTËN/ Vendet më të rrezikuara nga tërmetet në Europë, Shqipëria pranë shteteve ‘të kuqe

26 Janar 2021, 07:46 Nga DOSJA
Studiuesit e BE publikojnë HARTËN/ Vendet më të rrezikuara

TIRANË-Studiuesit e BE-së kanë përgatitur një hartë sipas të cilës tregohet se cilat janë vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve. Sipas revistës së BE-së të kërkimit dhe zhvillimit Horizon vendet e Ballkanit dhe Mesdheut, si dhe Turqia janë në zonat e ‘kuqe’.

Harta tregon se si vende më të rrezikuara janë Italia, Ballkani, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia. Shqipëria nuk përmendet si vend që mund të rrezikojë nga tërmetet e fuqishme mirëpo duhet thënë se ndodhet pranë shteteve të lartpërmendur.

“Evropa ka një histori të gjatë të tërmeteve shkatërruese”, tha profesor Domenico Giardini, koordinator i projektit SHARE, për Horizon. ‘Të gjithë i kujtojmë ngjarjet tragjike, Izmir (Turqi) në vitin 1999 dhe L’Aquile (Itali) në vitin 2009”, shtoi ai.

Josip Stipevi, një gjeofizikan nga Fakulteti i Shkencave në Zagreb, shpjegon se mundësia më e madhe e tërmeteve shumë të forta në Evropë dhe Mesdhe është në Turqi dhe Greqi.

“Kjo ka të bëjë me tektonikën dhe gjeodinamikën në zonë. Shkaku është pllaka Anatoliane, e cila rrëshqet përgjatë pllakës Euroaziatike në veri, kthehet në jug dhe Detin Egje dhe në një farë mënyre shtyp litosferën oqeanike në Mesdhe, e cila është e vetmja gjë që ka mbetur nga Oqeani i madh Tethys që dikur ekzistonte në zonë.‘- thotë ai.

Studiuesit nga projekti SHARE kombinuan të dhëna nga më shumë se 30,000 tërmete evropiane me madhësi më të madhe se 3.5 në shkallën Rihter që nga viti 1000, duke vlerësuar madhësinë e tyre sipas dëmit dhe efekteve që ata shkaktuan. Nga informacioni i mbledhur mbi vendndodhjet dhe fuqinë e tërmetit, u llogarit rreziku sizmik për zonën e Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Hulumtimi tregon se zonat ku ka një probabilitet prej 10% ose më të lartë, mund të përjetojnë një tërmet shumë të fortë brenda 50 viteve.

Ky është modeli i parë modern i referuar rrezikut sizmik në Evropë”, tha Dr. Artur Pinto, kreu i Laboratorit Evropian të Vlerësimit të Strukturës në Ispra, Itali. “Kjo do të jetë e dobishme për planifikimin e ndërtimit në të ardhmen, dhe veçanërisht në lidhje me llojet e ndryshme të ndërtesave dhe infrastrukturës, të tilla si diga, ndërtesa të larta apo edhe ura”, shpjegoi ai.

Harta tregon, ndër të tjera, zona të tjera ku ka filluar të rritet aktiviteti sizmik pranë Brukselit në Belgjikë, Lisbonës në Portugali, Budapestit në Hungari dhe përgjatë ishullit Pirinej.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shtetet e rrezikuara nga termeti shtetet e rrezikuara nga termeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 07:17

Titujt kryesorë të portaleve, 26 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe fax web kanë në faqe të parë artikull mbi vjedhjen e fastfood-it në E...