E ndërroi tytën e pistoletës në 21 janar? Ndrea Prendi: Shoferit tim i bënë presion, tha diçka të pavërtetë
26 Janar 2021, 06:38Nga DOSJA
TIRANË– Ndrea Prendi, ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, ka folur në emisionin “Opinion” për vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit 2011. Prendi thotë se garda ka hapur zjarr vetëm në ajër dhe nuk ka pasur persona të etiketuar për t’u qëlluar me armë zjarri nga Garda.
I pyetur në lidhje me ndërrimin e tytës së pistoletës së përdorur prej tij në protestën e 21 janarit, ish-komandat i Gradës tha se për këtë gjë është akuzuar shoferi i tij. Sipas Prendit, shoferit i është bërë presion nga Prokuroria dhe ai ka bërë një deklaratë të pavërtetë.
Pjesë nga intervista
Ju thatë që Garda ka qëlluar në ajër apo jo?
Ndrea Prendi: Garda gjithë kohës ka njoftuar me megafon, është mbrojtur nga goditjet me gur dhe ka respektuar nenin 25 të ligjit për përdorimin e armës së zjarrit.
Po ka qëlluar ballë për ballë, rasti i Llupos ka qenë ballë për ballë.
Ndrea Prendi: Në gjykatë ekspertët kanë nxjerrë që ka qenë rikoshet…
Janë vrarë 4 persona jashtë rrethimit që Garda duhet të mbronte?
Ndrea Prendi: Nuk ka asnjë goditje nga garda për persona të veçantë që të jenë etiketuar për ti goditur… garda ka hapur zjarr vetëm në ajër.
Ju personalisht keni qëlluar? Nga pistoleta juaj mendohet se ka humbur jetën njëri nga protestuesit
Ndrea Prendi: Në situatë tepër të acaruar unë kam qëlluar në ajër.
Pse është ndërruar tyta e pistoletës tuaj më pas?
Ndrea Prendi: Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i është bërë presion nga Prokuroria që të deklaroj atë që nuk është e vërtet, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë.
Po kush e ndërroj tytën… ju po bëni përgjegjëse Prokurorinë?
Ndrea Prendi: Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.
Sipas jush 4 persona janë vrarë vetëm me plumba rikoshet?
Ndrea Prendi: Ajo është detyrë e Prokurorisë, unë them që hetimi për 21 janarin nuk është bërë…
ELBASAN- Një pedagog me inicialet J.O., 65 vjeç dhe i infektuar me Covid-19, ka tentuar të vetëflijohet mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka mësuar se në orën ...
TIRANË- Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka folur për herë të parë lidhur me protestën e 21-Janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona.10-vjet...
TIRANË– Ish-komandati i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi pretendon se protestuesit e 21 janarit të vitit 2011, kanë qëlluar me armë zjarri ...
TIRANË– Ish-komandati i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka treguar detaje të tjera lidhur me 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar, 10 vite më ...
TIRANË- Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit, ku mbetën të v...
TIRANË– Edmond Rizaj, oficeri i lartë në Policinë e Shtetit është bërë bdrejto i hetimit të krimit dhe numri dy i OFL-së. Ai është vendour në krye të...
TIRANË– Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisioni...
TIRANË- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë ditën e sotme vendin tonë disa, zona të Shqipërisë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut.Po ashtu ...