Aktualitet

Zbardhet vrasja e para 9 viteve e Ilir Rexhepit, ADN-ja e pështymës dhe gjakut nxjerr emrin e korçarit Toshi, një nga tre ek

26 Janar 2021, 06:49 Nga DOSJA
Zbardhet vrasja e para 9 viteve e Ilir Rexhepit, ADN-ja e pështymës

ELBASAN– Policia dhe prokuroria e Elbasanit, kanë mundur të identifikojnë me prova shkencore, një nga personat e dyshuar për ekzekutimin 9 vite më parë të biznesmenit Ilir Rexhepi. Mihal alias Mirgen Toshi (Ne foto) është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, por në këtë fazë ku ndodhen hetimet ende nuk është lëshuar një mandat arresti ndaj tij. Në periudhën kur është kryer vrasja, korçari Toshi ka vepruar si pjesë e një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit.

“Ora News”, mëson se Mihal Toshi, aktualisht ndodhet në Selanik të Greqisë, ku po vuan një dënim me 16 vite burg për trafik droge. Zbulimi i tij si autori i vrasjes të ndodhur 9 vite më parë është kryer pas realizimit të analizave të ADN-s, mes një profile pështyme dhe gjaku, të gjendura në vendngajrje. Nga analizimi i dy profileve gjenetike ka dalë rezultati se Mihal alias Mirgen Toshi, është një nga 3 personat që ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi.

Mësohet se ADN-ja e Toshit është ekzaminuar dhe në dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan,si ajo e vrasjes së Ardian Ibrahimit, kunatit të Fadil Memës dhe vrasjes së Roland Rexhepit, por profilet në këto ngjarje kanë dalë negative. Ndërkohë për ekzekutimin e Ilir Rexhepit, prokuroria e Elbasanit pak kohë më parë, ka kërkuar të ekzaminohen profilet gjenetike edhe për shtetasin Olsi alias Jorgo Leku, i kapur në Athinë, si pjesë një e një grupi kriminal që ka marrë pjesë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.

Deri në këtë fazë ende nuk ka një përgjigje konkrete nëse rezultatet e profileve gjenetike të Olsi Lekut të jenë të njëjta me ato që janë gjendur në vrasjen e Ilir Rexhepit. Ekzekutimi i këtij të fundit është kryer me pagesë për llogari të një grupi kriminal në Elbasan. Kjo pasi dy vite më parë, në 29 korrik 2009, i njëjti grup kriminal, urdhëroi vrasjen e vëllait të Ilirit, Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe me nofkën ”Doda”. Eleminimi i dy vëllezërve është pjesë e serialit të vrasjeve mafioze të ndodhura gjatë këtyre viteve në qytetin e Elbasanit.

Marrë nga OraNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir rexhepi mihal toshi mirgen toshi ilir rexhepi mihal toshi mirgen toshi

Sondazh

Poll