Politike

Pastrimi i parave dhe përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Spiropali: Kemi arkëtuar në buxhet nga krimi 294 mln euro

25 Janar 2021, 21:12 Nga DOSJA
Pastrimi i parave dhe përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Spiropali: Kemi

TIRANË- Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur në lidhje me pastrimin e parave në Shqipëri dhe përgjimet e ‘Ndraghetas’.

Spiropali e ftuar në “Çim Peka Live’ ka thënë se Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar 294 milion euro të cilat i kanë kaluar buxhetit të shtetit. Por në këtë moment kanë ndërhyrë edhe gazetarët të cilët kanë thënë se kjo shifër nuk është e vërtetë.

Spiropali: Kjo është si të thuash a ju shqetëson ju që ka lloje të krimeve të ndryshme. Çdo lloj krimi shqetëson. Policia e shtetit ka finalizuar 243 operacione si dhe ka goditur 73 grupe kriminale të organizuara.

Gazetarët: Ku e i keni këto shifra?

Spiropali: Janë 118 milion euro pasuri të sekuestruara vetëm gjatë viteve 2017-2020

Gazetarët: I keni arkëtuar paratë

Spiropali: Janë aty. Sa milon euro ishin arkëtuar deri në vitin 2013 nga qeveria që na quan sot mafiozë. Vetëm 1 milion euro. Kurse ne kemi sekuestruar 294 milion euro.

Gazetarët: Ju keni futur në buxhetin e shtetit 294 milion euro?

Spiropali: Unë nuk premtoj se merrem me reale estate.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll