Politike

Teoria e Spiropalit: Biznesmenët e Ndragetës janë delirantë, vetëm dyqan rrobash kanë

25 Janar 2021, 20:29 Nga DOSJA
Teoria e Spiropalit: Biznesmenët e Ndragetës janë delirantë,

TIRANË- Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se biznesmenët italianë të arrestuar për lidhje me Ndraghetën, janë “delirantë”. E ftuar në Syri Tv, Spiropali tha se ata kanë vetëm një dyqan rrobash dhe asnjë lidhje në Shqipëri.

Pjesë nga Biseda:

Spiropali: Biznesmenët italianë që pretendojnë se njohin dikë në Shqipëri janë delirantë

Pano Soko: Këtu në Tiranë janë dhënë 4 milionë metra katror për ndërtim. Nuk është dhënë asnjëherë në Tiranë,

Peka: Si ka munPdësi që delirantët e dinin se do jepet 4-5 milionë metra katrorë leje ndërtimi në Tiranë që në vitin e parë të Veliajt?

Soko: Kujdes se po flet për mafian më të rrezikshme të botës, nuk janë delirantë ata.

Spiropali: Biznesmenët italianë që pretendojnë se njohin dikë në Shqipëri janë delirantë. Nuk mund të gjykojmë ëndrrat dhe dëshirat, por faktet. Ato që nxirrni me haleluja, interpretimi që po i bëhet fakteve, rezulton se ata këtu kanë vetëm një dyqan rrobash. As kanë bërë gradaçela, as kanë marre tendera në shëndetësi, as kanë ndërtuar. Ata paskan vetëm dyqan rrobash dhe zihen me njëri tjetrin se fjetën në hotel të shtrenjte dhe kanë sjellë një fiat.

(a.k/ F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll