Politike

Përgjimet e Ndragetës/ Spiropali: Nuk mund të gjykojmë ëndrrat dhe dëshirat, por faktet. Ata nuk kanë marrë asgjë  kë

25 Janar 2021, 20:19 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndragetës/ Spiropali: Nuk mund të gjykojmë

TIRANË- Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar përgjimet e Ndraghetës në Shqipëri, temë e cila prej ditësh është bërë kryefjalë e mediave në Shqipëri. E ftuar në ‘Çim Peka Live’, Spiropali i ka quajtur këto përgjime si “dëshira” që mafiozët kanë, por se në realitet ata nuk kanë përfituar asgjë në Shqipëri, por kanë vetëm një dyqan rrobash.

“Nuk mund të gjykojmë ëndrrat dhe dëshirat, por faktet. Ato që nxirrni me haleluja, interpretimi që po i bëhet fakteve, rezulton se ata këtu kanë vetëm një dyqan rrobash. As kanë bërë gradaçela, as kanë marre tendera në shëndetësi, as kanë ndërtuar. Ata paskan vetëm dyqan rrobash dhe zihen me njëri tjetrin se fjetën në hotel të shtrenjte dhe kanë sjellë një fiat… Ne inkurajojmë prokurorinë të hetojë nga fillimi në fund për të gjitha lidhjet. Ka gjithmonë mitomanë, delirantë njerëz të sëmurë që pretendojnë njohje për të krijuar besueshmëri. SPAK të marrë dosjen, të shohë elementët…“, tha Spiropali.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll